Bamboo Spa & Hammam, zhvendosuni në një botë kënaqësie!

View Gallery
13 Photos

Është e vështirë që dikush të dëgjojë rreth filozofisë Zen për një jetesë më të mirë dhe të mos jetë ndier i kuriozuar dhe tërhequr prej saj. Por nuk duhet lënë me kaq, në Tiranë tanimë është e mundur që t’i dhurosh vetes kujdesin që meriton, të relaksohesh dhe të largosh çdo energji negative për t’u ndier më “i lehtë” dhe gati për të ndjekur maratonën e jetës. Është pikërisht Bamboo Spa & Hammam që ndodhet në oborrin e Hotel Rogner, e para spa e një hoteli të rëndësishëm që funksionon si qendër trajtimesh edhe për klientët jashtë tij.

Ka nisur të funksionojë në fillim të shtatorit dhe këtë të martë që lamë pas organizoi eventin e hapjes. E vetmja qendër në Ballkan, që ka eskluzivitetin e linjës Skin Spa, me produktet e markës së njohur franceze, dhe që ofron një sërë facilitetesh, dizajni dhe trajtimesh.

Kushdo që dëshiron t’u largohet për pak kohë zhurmave të qytetit, nuk ka përse të shkojë shumë larg. Në mjediset e Bamboo, me dizajnin e frymëzuar nga filozofia Zen, me materiale krejtësisht natyrale që të zhvendosin në një botë tjetër. I rrethuar nga drutë e lisit, ahut, bambuja, elementët e gurit të vendosur me mjeshtëri do të ndihesh shumë shpejt se je në vendin e duhur!

Mjedise të ndriçuara ku do të ofrohen manikyr dhe pedikyr dhe më pas dhomat intime të trajtimit të fytyrës dhe dhomat e spa, ku atmosfera zen do të pushtojë qenien tuaj. Aromat natyrale të livandës, mërsinit, myshkut, fikut të shkretëtirës dhe trëndafilit do t’ju përkëdhelin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.

Një kuzhinë do të qëndrojë e hapur, ku përgatiten gjatë gjithë kohës lëngje të freskëta frutash io, shumëllojshmëri ujërash detoks si dhe finger food të shëndetshëm, të cilat mund të konsumohen dhe gjatë qëndrimit në spa.

Nuk mund të largoheni nga Rogner pa zbuluar mrekullitë e saunës që nuk i gjen tjetër kund në tiranë! Sapo hyn brenda zonës që i dedikohet saunës të shfaqet pamja  e pishinës së hotelit, e rrethuar nga gjelbërimi. Një rëndësi e veçantë i dedikohet kromoterapisë, relaksit që krijon ndryshimi i ngjyrave fillimisht në mendje dhe pastaj në gjithë trupin.

Në dispozicion të klientëve është një kat i rezervuar për hamamin. Në këtë hapësirë me gurgullimat e ujit dhe cicërimat e zogjve ke mundësi të hysh në një botë mistike dhe relaksuese. Ndërkohë që arti me pikturat e Rilindes dhe thellësisë së shekujve do të bëjë që panorama e relaksit dhe kënaqësisë të plotësohet.

Hamami në Bamboo është një hamam tradicional turk, një dhomë mermeri me temperaturë 40 gradë Celsius, që jep benefitet e plota të hamamit klasik, gjatë seancës që zgjat 1 orë e 15 minuta, çlodhje, detoksifikim, forcim të sistemit imunitar dhe përmirësim të cilësisë së lëkurës. Pas hamamit vijohet me një banjë me ujë të ftohtë dhe një tjetër me ujë trëndafili dhe në fund, një masazh me gjalpë trupi me bazë mërsini.

Stafi i estetistëve dhe masazhatorëve është i gjithi shqiptar, me një përvojë të gjerë, i trajnuar në Francë dhe Gjermani. Qendra qëndron hapur 7 ditë në javë nga ora 9.00 deri në orën 22.00, për të ofruar në çdo kohë trajtimet e saj, me një vendndodhje fantastike, interior mahnitës Zen, kuzhinë bio, banjë turke dhe produkte ekskluzive që nuk mund t’i gjeni diku tjetër. Çmimet janë ato të tregut. Kështu që mos hezitoni!

Është koha që t’i dhuroni vetes  relaksin e duhur dhe energji të reja!

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.