Donald Trump flet si një… femër!

Në garën për presidencialet amerikane, ka një gjë që askush nuk mund të mohojë, që Donald Trump përfaqëson maksimumin e maçizmit. Megjithatë, sipas disa studimeve të fundit akademike tregohet se kandidati republikan nuk është edhe aq larg nga gjinia femërore nga sa mund të pretendojmë. Ai shprehet me të njëjtat terma që flet një femër. Pra ai flet si një femër!

Sipas një studimi të Universitetit California Irvine, të drejtuar nga Jennifer Jones, fjalimet e Donald Trump janë më feministe se sa ato të të gjithë kandidatëve për presidencialet amerikane që prej vitit 2004. Madje studiuesit pretendojnë se pikërisht kjo karakteristikë e veçantë e kadidatit republikan, e ka ndihmuar që të zbusë deklaratat e tij me urrjetje ndaj migrantëve, femrave apo të burgosurve të luftës. Duke i mundësuar që të arrijë deri në këtë pikë në votime.

Sipas një grafike të përpunuar nga ky grup studiuesish, gjuha e përdorur nga miliarderi është gjerësisht më feministe se sa ajo kandidatëve të tjerë, të tanishëm dhe të kaluar. Madje, kandidatja demokrate Hillary Clinton pozicionoihet e dhjeta në këtë klasifikim, para Joe Biden dhe mbrapa  Barack Obama-s.

Nëse ky konstatim nuk mundëson që të nxjerrësh një konkluzion të saktë mbi impaktin e përdorimit të këtij fjalori në garën për Shtëpinë e Bardhë, mund të konstatojmë se sjelljet e tij gjuhësore janë në kontrast me imazhin e kandidatit republikan. Misogjen pa komplekse, Trump përdor fjalë që e afrojnë më shumë me elektoratin femëror.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.