KreuStil Jetese

Historia e pabesueshme e fëmijës që “lindi dy herë”

Përshati: Anila Dedaj

Bëhet fjalë për fëmijën që “lindi dy herë”: u nxor nga barku i nënës për ti hequr një tumor dhe më pas u kthye përsëri aty.

Te lindësh jo një, por dy herë. Historia e publikuar nga CNN për vogëlushen LynLee Hope Boemer,  nga Teksasi, që ka përjetuar diçka të pabesueshme. Shtatë vjet më parë, pak javë ngjizjes, ishte hequr me kujdes profesional nga barku i nënës për të operuar një tumor dhe pastaj u vendos përsëri aty.

Në javën e 16 –mbëdhjetë të shtatëzanisë, Margaret Boemer kishte shkuar për një kontroll rutinë. Dhe fetusit të saj iu diagnostikua një tumor në pjesën e kofshës, “sacrocoçygeal teratoma”, që prek qysh para lindjes një fëmijë në 35000. “Doktori kishte hyrë në dhomën e kografisë dhe na tregoi për tumorin- tregon Margaret ër CNN- Ishte diçka shokuese e tmerrshme. Nuk e dinim as se çfarë do të thoshte ajo fjalë aq e gjatë.”

“Situata dukej me të vërtetë  e rëndë”- shpjegon një nga drejtuesit e Qendrës së Fetusit “Darrell Cass” në Teksas, që së bashku me skuadrën e tij realizoi pastaj ndërhyrjen delikate dhe të mbikëqyrur të shtatëzanisë.

Kjo tipologji tumori hyn në “garë” me zhvillimin e fetusit, duke e privuar nga pjesa më e madhe e gjakut e nevojshme për tu rritur. Në javën e 23-të të shtatëzanisë, tumori ishte përhapur aq shumë sa për të bërë të pashmangshme një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme në fetus. Tumori në fakt, thuajse kishte kaluar edhe përmasa e vetë fetusit. Pavarësisht këshillave për të ndërprerë shtatëzaninë, Margaret Boemer, që kishte pasur edhe një abort spontan vite më arë, ka vendosur të luftojë për fëmijën e saj.

“LynLee nuk kishte shumë shpresa-tregon e ëma- Tumori po i  shkaktonte komplikime shëndetësore, kështu që ishte një zgjedhje e vështirë nëse duhet të lejonim që tumori të merrte kontrollin e trupit të saj, apo t’i jepnim një mundësi. Ishte një vendim fatal për ne: dhe luftuam për të fituar një jetë”.

Ndërhyrja zgjati plot 5 orë. Pjesa më e madhe e kohës iu dedikua për të shkëputur fetusin nga mitra, ndërsa për të operuar tumorin u deshën vetëm 20 minuta. Për shkak të përkeqësimit të tumorit dhe shtatëzanisë, situata në sallë nuk ka qenë aspak e thjeshtë. “Fetusi fillimisht pasi u hoq nga barku i nënës u mbajt në ajër, ndërsa lëngu amniotik po rridhte” tregon Cass.

Gjatë ndërhyrjes, zemra e LynLee thuajse kishte ndaluar, por kardiologu i skuadrës mjekësore ka bërë transfuzionin me sasinë precize të lëngjeve për ta stabilizuar dhe për të vazhduar operacionin.

Ndërhyrja rezultoi e suksesshme: tumori u hoq dhe vogëlushja u kthye përsëri në barkun e nënës.

Është një lloj mrekullie që mjekët arritën të hapnin mitrën në atë mënyrë dhe që gjithçka shkoi mirë”, rrëfen Cass. Pasi kaluan thuajse 12 javë, ose më saktë në javën e 36-të, pra në përfundim të shtatëzanisë, LynLee erdhi në jetë me një lindje çezariane.

Por kalvari i të sapolindurës vazhdoi edhe më tej: në javën e tetë të jetës iu nënshtrua një ndërhyrje tjetër kirurgjikale për të zhvendosur pjesën e mbetur të masës tumorale që ishte e paarritshme në operacion, dhe që kishte filluar të rritet përsëri.

Sot, pasi kanë kaluar 7 vjet, “vogëlushja që kishte lindur dy herë është mirë, dhe sipas Doktor Cass-it, ajo është një vajzë krejt normale, dhe në kohën e lirë këndon në karaoke Taylor Swift-in.”

“Ajo tani është 7-vjeçe dhe është në një gjendje shumë të mirë shëndetësore”, konfirmon Cass. “Ishte me të vërtetë shumë e vështirë- tha mamaja e vogëlushes, Margaret por ia vlejti çdo vuajtje që përjetuam”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF