KreuBusull

Masakra e Mynihut: Çfarë ndodhi në vitin 1972?

Masakra e Mynihut është sulmi i ndodhur gjatë Lojrave verore Olimpike të vitit 1972 mbajtur në Mynih, në Gjermaninë perëndimore, ku 11 sportistët e skuadrës izraelite u morën peng dhe u vranë bashkë me një oficer të policisë gjermane, nga një grup terroristësh palestinez të ashtuqujatur “Shtatori i Zi”. Sulmuesit ishin pjesë e një kampi refugjatësh në Liban, Siri dhe Jordani. Ata kërkonin lirimin e 234 të burgosurve në Izrael.

Gjithçka nisi në mëngjesin e 5 shtatorit 1972, gjashtë ditë përpara përfundimit të lojrave olimpike, kur tetë terroristë sulmuan fshatin olimpik dhe bastisën vendin ku rrinin sportistët izraelit. Dy atletë izraelit u vranë dhe nëntë të tjerë u kapën peng. Pengmarrësit kërkonin lirimin e mbi 200 palestinezëve në burgjet izraelite së bashku me dy terroristë të njohur gjermanë. Pas një dite me negociata të pasuksesshme, terroristët morën pengjet dhe u drejtuan për në aeroportin ushtarak të Mynihut për të fluturuar drejt Lindjes së Mesme. Në aeroport, gjermanët hapën zjarr duke vrarë tre nga palestinezët. Një betejë armësh pasoi, duke pretenduar të merrnin nëntë pengjet dhe terroristët në bordin e helikopterit. Tre vrasësit e mbijetuar u kapën, por më vonë u lanë të lirë pas rrëmbimit të avionit Lufthansa.       

Në orën 04:30 të mëngjesit të datës 5 shtator, ndërsa sportistët flinin, tetë anëtarët e grupit “Shtatori i Zi” të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, që mbanin çanta ku kishin pistoleta, granata, dylbi dhe zinxhirë, u nisën për në fshatin Olimpik. Ata përdorën çelësa të vjedhur për të hyrë në dy dhomat ku ndodhej ekipi izraelit.

Njëri prej sportistëve zgjohet nga një zhurmë që dëgjon në derën e dhomës ku ndodheshin trajnerët dhe zyrtarët izraelitë. Kur u afrua, pa derën që po hapej dhe disa persona të maskuar me armë në dorë. Ai bërtiti për të zgjuar shokët e tij dhe vuri shpatullat derës për të ndaluar hyrjen e tyre në dhomë. Ky veprim i dha shokut të tij Tuvia Sokolovsky kohën e mjaftueshme të hapte dritaren për t’ja mbathur. Moshe Weinberg u ndesh me personat e maskuar të cilët e goditën dhe e detyruan të ndihmonte ata për të gjetur pengjet e tjera. Duke ju afruar dhomës së dytë, Weinberg gënjeu duke u thënë terroristëve se aty nuk kishte izraelitë. Megjithatë personat e armatosur arritën të kapnin gjashtë sportistë të tjerë. Weinberg kishte shpresuar te forca e sportistëve por për habi të tij, ata kishin qenë në gjumë dhe nuk kishin dëgjuar asgjë. Weinberg vret njërin prej personave të maskuar e më pas Yossef  Romano plagos njërin prej sulmuesve. Personat e armatosur u larguan me nëntë pengje.

Dy policë gjermanë veshur me uniformën e atletëve dhe të armatosur

Dy policë gjermanë veshur me uniformën e atletëve dhe të armatosur

Një nga anëtarët e ekipit izraelit, Shaul Ladany u zgjua nga të bërtiturat e shokut të tij. Hidhet nga ballkoni i dhomës dhe bie në fjetoren e sportistëve amerikanë, duke zgjuar trajnerin Bill Bowerman dhe duke e informuar për sulmin. Ladany ishte i pari që përhapi alarmin e sulmit që po ndodhte. Dy sportistet femra të ekipit izraelit Esther Shahamorov dhe Shlomit Nir ishin në një banesë larg fshatit olimpik ndërsa tre anëtarë të tjerë ishin në Kiel, 550 milje larg Mynihut.

Detajet e mizorisë së tmerrshme të 11 sportistëve janë zbuluar nga Ankie Spitzer e veja e njërit prej sportistëve të vrarë në masakër. Ankie, bashkëshorti i së cilës ishte trajneri Andrei Spitzer, kujton kështu çastet kur mësoi lajmin se çfarë kishte ndodhur në Mynih. “Mësova çfarë kishte ndodhur kur hapa televizorin dhe pashë Andrei-n në dritare. Pjesa më e trishtuar ishte se ai nuk mbante syzet e tij. Ishte poshtëruese. E dija që nuk mund të shihte asgjë. Më pas ata e goditën me armë. Kjo ishte hera e fundit që e pashë atë. Një orë më vonë, një zëdhënës i qeverisë gjermane bëri me dije se sportistët izraelitë kanë shpëtuar ndërsa palestinezët kanë vdekur të gjithë. Si ishte e mundur? Të gjithë pamë helikopterin të shpërthente. Babai im tha: ‘Ky është zëdhënës zyrtar, do të thotë që është e vërtetë. Po marr një shishe shampanjë.’ Unë i thashe: “S’ka shampanjë deri sa të marrim një telefonatë nga Andrei.’”  

Pesë nga personat e armatosur u vranë nga sigurimi gjerman teksa u përpoqën të arratiseshin ndërsa tre të tjerë u arrestuan. Tre të mbijetuarit të burgosur në Gjermani, u liruan nga autoritetet dhe u dërguan në Libi, pasi mbështetësit e “Shtatorit të Zi” rrëmbyen një avion duke kërcënuar se do ta hidhnin në erë nëse nuk do t’i linin të lirë. Tre të mbijetuarit: Jamal Al-Gashev, Adnan Al-Gashev dhe Mohammed Safady u fshehën për vite me radhë. Është e paqartë se çfarë u bë me to. Adnan Al-Gashev dhe Safady vdiqën, por nuk dihet nëse janë vrarë nga Izraeli apo vdiqën nga shkaqe të tjera. Jamal Al-Gashav ishte gjallë në vitin 1999 kur ai dha një intervistë, por se çfarë u bë me të më pas, është ende e paqartë.

Si pasojë e sulmeve, kryeministrja izraelite Golda Meir autorizoi në mënyrë të fshehtë agjencinë kombëtare të inteligjencës Mossad për të kapur e vrarë përgjegjësit e masakrës. Në një intervistë në vitin 2006, ish-komandanti i Mossad-it, Zvi Zamir, pyetjes nëse misioni i tyre ishte për hakmarrje, ai iu përgjigj: – “Nuk ishte çështje hakmarrjeje. U akuzuam se u udhëhoqëm nga dëshira për hakmarrje. Kjo është e pakuptimtë. Ajo çfarë bëmë, ishte që të parandalonim të tilla ngjarje në të ardhmen. Ne vepruam kundër atyre që mendonin se do të vazhdonin të kryenin akte terroriste. Nuk po them se ata që ishin të përfshirë në ngjarjet e Mynihut nuk ishin shënjuar për të vdekur. Ata patjetër që meritonin të vdisnin. Por ne nuk shikonim nga e kaluara… ishim përqendruar tek e ardhmja.”

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF