Natyra ofron kurimin ndaj superbaktereve

Qumështi i djallit të Tazmanisë, një gjitar i vogël me xhep që jeton vetëm në një ishull në jug të Australisë, përmban proteina që mund të përdoren në luftën kundër superbaktereve që janë rezistente ndaj antibiotikëve, njoftuan disa studiues australianë.

Të njohura gjithashtu me emrin bakterie antibiotikorezistente, këto superbaktere janë një shqetësim madhor në çështjet e shëndetit publik pasi ato përbëjnë një kërcënim për infeksione vdekjeprurëse, pasi antibiotikët e përdorur për t’i luftuar janë inefikasë.

Disa studiues të Universitetit të Sidnejit kanë zbuluar disa peptide, elemente bazike të përbëra nga vetëm një proteinë, të pranishme në qumështin e femrës së djallit të Tanzaminsë mund të vrasë qindra baktere rezistente, mes të cilave edhe stafilokokët e artë dhe enterokoket, përgjegjëse për infeksione nosokominale të rënda.

Shkencëtarët u interesuar për djallin e Tazmanisë sepse të vegjëlit e tyre lindin pa një sistem imunitar të zhvilluar por arrijnë të mbijetojnë një xhepin e nënës së tyre që është i mbushur plot baktere.

“Pyetja është si arrijnë këta të vegjël të mbijetojnë në këtë mjedis pa një sistem imunitar të zhvilluar?”, deklaroi Emma Peel, doktorante në Universitetin e Sidneit.

Pas analizave ata zbuluan praninë e peptideve që gjitarët e tjerë nuk kanë. Ky studim i bërë mbi djallin, u bë edhe tek kangurët e ishullit Eugen dhe oposumit. Ndërkohë që janë duke u zhvilluar teste mbi qumështin e koalas.

Shkencëtarët kanë krijuar artificialisht një peptid të quajtur “cathelicidin”, pasi morrën sekuencën që ndodhej në gjenomin e djallit të Tazmanisë dhe zbuluan se mund të vriste bakteret rezistente por edhe të tjera.

Ata shpresojnë që këto peptide mund të përdoren për të krijuar një antibiotik të ri për të ndihmuar në luftën kundër super baktereve.

Vlerësohet se rezistenca ndaj antibiotikëve është përgjegjëse për 700 000 të vdekur në vit në botë dhe ky fenomen mund të arrijë në 10 milionë të vdekur në vit deri në vitin 2050, sipas një studimi të fundit britanik, gati sa numri i viktimave nga kanceri.

Shfaqja e këtyre baktereve rezistente u bllokua fillimisht nëpërmjet krijimit të antibiotikëve të rinj, por sot jemi duke asistuar në një mbytje të kërkimeve dhe ulje të numrit të molekulave të reja të disponueshme.

Në fakt, asnjë gjeneratë e re antibiotikësh nuk është shfaqur në treg që prej 30 vitesh. 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.