KreuCelebrity

“Përplasen” këngëtaret Marsela Çibukaj dhe Samanta Karavella

Një status që ka postuar në Facebook Marsela Çibukaj për këngët që po realizohen kohët e fundit, ka prekur më shumë Samanta Karavellën, e cila ka reaguar menjëherë e revoltuar nga ajo çfarë ka shkruar Marsela. Kritika e këngëtares Çibukaj bie mbi këngët më të fundit të këngëtarëve shqiptarë duke ironizuar faktin që nuk përcjellin asnjë mesazh. Në status ajo shkruan: “Këto këngët gjoja “reggae” alla albanesçe, me tekste të thella dhe plot mesazh për njerëzimin (“unë kam me ta fal”, “ti ke me ma dhënë”, “uuu yeaaah baby”, “I feel something”, “I’m a king, I’m a queen” etj), të kënduara pak kështu, hundore, se bën më stil Rihanna… kupton? Dhe meqë jemi, t’i themi atij xhaxhit kameraman të fokusojë 3/4 e videoklipit tek dekolteja dhe te buzët që me mjeshtëri ka punuar ai xhaxhi tjetër, ai i plastikës. Duhen mbrojtur nga UNESCO sidomos në versionin live të tyre. Perla të vërteta që pasqyrojnë kulturën, muzikën dhe përparimin e shijeve muzikore dhe artistike të vëndit.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares Samanta Karavella, e cila ka postuar në Instagram fotografinë që përmban statusin e Marselës duke vënë theksin te vokali i saj i vlerësuar nga mjeshtra të muzikës, dhe duke i bërë thirrje Marselës që të bëjë diçka me vlerë në vend që të komentojë muzikën e kolegeve të saj. “Nuk kam dashur t’i kushtoj ndonjëherë rëndësi këtyre statuseve përgjatë gjithë këtyre viteve që depërtoj në muzikën shqiptare, por kur bëhet fjalë për një kolege që ka shprehur vlerësim ndaj vokalit tim dhe dashamirësi ndaj meje s’mund ta lë të anashkalojë. Do kisha shumë dëshirë të kishe dhe ti suksesin që meriton pa cënuar timin. Nëse mendon se e bën më mirë, TREGOJE. Publikun as ta mora, as ma more. Vokali im është vlerësuar nga MJESHTRA të muzikës shqiptare që kur isha vetëm 13 vjeç (ndërkohë askush nuk e njihte emrin tënd). Do ishte më mirë të bëje diçka më me vlerë se të komentoje muzikën e kolegeve të tua, aq më tepër kur je artiste vetë! PEACE.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF