Shijet e vjeshtës

Bota e perimeve dhe frutave në vjeshtë është aq e larmishme sa mund t’i gëzohemi produkteve të freskëta të kësaj stine të vitit. Tani që vjeshta ka ardhur mirë, është koha të shijojmë produktet më tunduese të saj. Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, perime, peshk, ushqime të egra dhe produkte të tjera të tjera të rralla tipike për këtë stinë. 

1.Vaji i ullinjve të freskët e të saposhtrydhur

Jo, nuk bëhet fjalë thjeshtë për vajin e ullirit. Bëhet fjalë për vajin e ullirit të sapo vjelë dhe shtrydhur. Është më shumë lëng ulliri i freskët, siç Italianët e quajnë “spremuta d’oliva” (lëng ulliri i shtrydhur). Në të gjitha krahinat shqiptare gjenden fabrika dhe punishte ku prodhohet vaj ulliri i freskët dhe do të keni mundësinë të argëtoheni dhe të provoni vajra të mrekullueshme të ullirit.

2. Kërpudha të egra

Mbledhja e kërpudhave të freskëta është një proçes interesant me pak nuanca rreziku. Nëse fati nuk është në anën tënde, kërpudhat mund të jenë ushqimi i fundit që provon në këtë botë. Por nëse tregohesh i kujdesshëm, tek kërpudhat e egra dhe jo helmuese do të zbulosh një shije marramendëse që të kënaq qiellzën dhe shqisat.

3. Rrushi aromatik

Rrushi aromatik ka një shije të rrallë dhe një histori po aq mbresëlënëse. Ky rrush me aromën e tij unike përdoret për përgatitjen e mushtit që ruhet për stinën e ftohtë të dimrit ose konsumohet i freskët. Varitetet e rrushit aromatik janë të shumta. Në treg do të gjeni patjetër fshatarët që shesin shportat me këtë rrush, një nga dhuratat më të çmuara të stinës.

4. Kungulli

Kungujt janë një tjetër produkt që e bën vjeshtën krenare në bujarinë e saj. Kungulli përzgjidhet me kujdes për përgatitjen e gatimeve të ndryshme, byrekut të famshëm, supave apo ëmbëlsirave. Një tjetër metodë për të shijuar kungullin është pjekja në furrë. Atë mund ta shoqëroni me qumështin e dhisë dhe arra. Vjeshta është stina ideale për të shijuar vlerat fantastike të kungullit.

5. Sardelet

Bestytnitë e shumta thonë që nëse vjeshta është e pasur me sardele, atëherë dimri do të jetë goxha i ftohtë. Nëse kjo është e vërtetë, pra nëse në vjeshtë do të ketë sardele me bollëk, atëherë bëhuni gati për dimrin e acartë. Mos hezitoni të shijoni sardelet e famshme të vjeshtës dhe përgatituini për ditët më të ftohta.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.