KreuStil Jetese

34 foto: Si kanë ndryshuar Princ William dhe Princ Harry ndër vite

Duka i Cambridge (William Arthur Philip Louis; Londër, 21 giugno 1982) është një princ, anëtar i familjes mbretërore birtanike, nip i mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar dhe fëmija i madh i Carlos-s, Princit të Galles dhe të së ndjerës Diana, Princeshës së Galles.

Ndërsa Princi Harry ( 15 shtator 1984), vëllai i vogël i William, ishte i treti i përfolur për të zëvendësuar gjyshen e tij Elizabeth II, por aktualisht është i pesti pretendent pas babait të tij, vëllait të madh dhe fëmijëve të tij.

Duke ndjekur shembullin e prindërve, si Princi William dhe Harry kanë pasur ngaherë interesa të ndryshme në ndihmë të komunitetit qysh në moshë të herët.

Nuk është e rastësishme që vëllezërit nga familja më e madhe mbretërore janë përfshirë në aktivitete humanitare pasi qysh kur ishin të vegjël e ëma, Princeshë Diana kujdesej që t’i merrte gjithmonë me vete dy fëmijët e saj gjatë vizitave në klinikat e të sëmurëve me HIV dhe AIDS që ajo vizitonte përherë me qëllimin për të ndihmuar.

Në janar të vitit 2005 princi William dhe vëllai i tij ishin vullnetarë të “Kryqit të Kuq” në Angli për të ndihmuar popullsinë indiane të goditur nga cunami në vitin 2004.

Për të parë si kanë ndryshuar ata ndër vite le t’i hedhim një sy galerisë së mësipërme, ku deri në vitin 1997 ata kanë pasur edhe përkrahjen, dashurinë e mamasë së tyre, Princeshë Dianës, deri sa ajo humbi jetën në mënyrë tragjike.

Është shumë prekës fakti se të dy vëllezërit kanë një “rregull” të cilin preferojnë ta shprehin me pak fjalë: “ Në fillim, ne flasim për mamanë tonë, Princeshë Dianën”.

Ndërkohë që edhe këtë vit ata e kanë shprehur publikisht dhimbjen e tyre: “E ndiejmë çdo ditë mungesën e mamasë sonë”…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF