Bie miti i rrezikshmërisë së femrave në timon

Nëse shikon një grua në timon, bëni kujdes! Për të përgënjeshtruar këtë proverb ka menduar një hetim i kryer nga “Midas Italia”, një rrjet siguracionesh automjetesh që është krijuar në SHBA në vitin 1956, që në gjashtëmujorin e parë të 2016 ka regjistruar një rritje të shofereve femra, por mbi të gjitha të klienteve nëpër ofiçinat e mekanikëve.

Pra shofere gjithnjë e më të kujdesshme për mirëmbajtjen, sidomos kur shohim se 23,1 për qind e klientëve të një ofiçine janë gra, një numër ky në rritje të vazhdueshme për pesë vitet e fundit. Madje, ndryshe nga meshkujt, shoferet femra janë më të reja (25-34 vjeç). Përqindja e femrave shofere arrin në 31 përqind, në nivel evropian, ndërsa në 40 përqind numri i blerëseve të një makine të re. Ndërsa në kërkesat për sa i përket problemeve të mirëmbajtjes numri i femrave të shqetësuara për këtë çështje arrin në 58,41 për qind.

“Gratë janë shumë të vëmendshme ndaj sigurisë në të ngarë të makinës, ja përse merren gjithnjë e më shumë drejtpërdrejt për mirëmbajtjen e veturës dhe i drejtohen menjëherë mekanikut”, shpjegon Maurizio Bramezza, menaxher marketingu dhe komunikimi për “Midas Italia”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.