Hillary Clinton feston ditëlindjen e 69-të në koncertin e Adele

Hillary Clinton kaloi të martën në mbrëmje (një ditë përpara ditëlindjes së saj të 69-të), në një koncert të Adele, duke pritur ditën e veçantë me një surprizë nga këngëtarja e këngës “Hello”.

Ndërkohë që Adele nuk është një qytetare amerikane, ajo është bërë pjesë e fushatës së të drejtave të njeriut që mbështet Hillary Clinton-in si presidenteve të Shteteve të Bashkuara. Kjo gjë na kujton se sa ndikim ka politika amerikane në botë. “Unë jam angleze, por çfarë ndodh në Amerikë ndikon edhe tek unë.” – shprehet Adele. “Unë jam 100 përqind për Hillary Clinton. E dua atë. Është e mahnitshme.” – i tha Adele publikut që e ndiqte koncertin e saj, bashkë me Hillary-n dhe stafin e saj.

Kandidatja për presidente u shpreh se ndjesia është e njëjtë: “Shkova në koncertin e Adele pasi mbaruam fushatën në Florida dhe u emocionova sepse unë jam një fanse e këngëve të saj dhe do të thotë shumë për mua që ajo tha gjëra kaq pozitive.” – u shpreh Clinton.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.