Kate Middleton shtatzënë për herë të tretë? 0 100

Në “thehollywoodgossip.com” raportohet se po. Sipas burimeve jo vetëm që Kate është shtatzënë por edhe dihet tashmë gjinia e fëmijës, madje edhe emri që do t’i vendosin. Kate Middleton dhe Prince William janë tashmë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm… dhe rrugës është një vajzë! Një vogëlushe emri i së cilës flitet se do të jetë, Diana! Princesha e ndjerë humbi jetën në një aksident tragjik me makinë, një ngjarje që tronditi mbarë botën dhe për të cilën diskutohet ende sot. Flitet se William është shumë i lidhur pas kujtimit të së ëmës dhe Kate do ta nderojë atë në mënyrën më të bukur të mundshme.

Megjithatë sipas revistës “Star”: “Kate e di se sa shumë do të thotë kjo për William, dhe për të gjithë qytetarët e Anglisë”, thonë burime të afërta me Familjen Mbretërore.

Me lindjen e fëmijës vitin e ardhshëm, “do të jetë mënyra më perfekte për të treguar dashurinë e tyre për ikonën që ka rrëmbyer zemrat e botës mbarë”. Me të vërtetë do të jetë një nderim i madh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *