Malta prezantohet në Junior Eurovision me një kompozitor shqiptar

“Parachute” titullohet kënga që Christina Magrin do të këndojë në edicionin e këtij viti të “Junior Eurovision Song Contest”. Kënga prezantuese e Maltës në “Festivalin Evropian për Fëmijë” është muzikuar nga kompozitori shqiptar Florent Boshnjaku ndërsa teksti është shkruar nga Matt “Muxu” Mercieca.

Florent Boshnjaku
Florent Boshnjaku

Kjo është hera e dytë që kompozitori nga Kosova prek skenën e Eurovizionit, pas prezantimit të Rona Nishliut në vitin 2012 me këngën “Suus”, e cila u rendit e pesta. Por kjo është hera e parë për Boshnjakun në Eurovizionin e fëmijëve.

Rona Nishliu në Eurovizion
Rona Nishliu në Eurovizion

Në këtë edicion të 14-të, Shqipëria prezantohet për herë të tretë me përfaqësimin e këngëtares së talentuar Klesta Qehaja me këngën “Besoj” me muzikë të Adi Hilës dhe tekst të Pandi Laços.

Klesta Qehaja gjatë interpretimit të këngës "Besoja"
Klesta Qehaja gjatë interpretimit të këngës “Besoja”

“Junior Eurovision Song Contest” këtë vit do të mbahet më 20 nëntor  në kryeqytetin e Maltës, Valeta sepse fituesja e një viti më parë ishte Destiny Chukunyere me këngën “Not my soul”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.