Në vjeshtë buzëkuq i errët!

Thuajini lamtumirë verës me një puthje bashkë me nuancat e saj nudo, të lehta dhe të buta dhe filloni të përmbushni çantën tuaj me paletën e plotë të ngjyrave fantastike të errëta që na vijnë nga shumë kompani kozmetike për këtë sezon.

Me fillim të sezonit të ri janë të pashmangshme tregimet për trendet kryesore të modës, cilët modele të këpucëve do të jenë më elegante, cilat pjesë, çfarë veshjesh dhe mbi të gjitha ngjyrat. Kurse kozmetika duket sikur bie në plan të dytë dhe e lënë pas dore.

Në fakt për sezonin e vejshtës ngjyrat e errëta janë ato që fillojnë të dominojnë mbi të gjitha tek buzëkuqi. Në fakt rregulli është që sa më i arrët aq më mirë.

Është normale që ky trend nuk do të përqafohet nga të gjitha, sepse për buzë të errëta duhet më shumë guxim, por edhe sepse këto nuanca nuk i përshtaten çdo lloj fytyre.

Megjithatë, kini parasysh se përzgjedhja është shumë e madhe që nga buzëkuqët vjollcë ngjyrë rrushi, përmes nuancave ngjyrë kafe që përdoreshin në vitet ’90, pastaj buzëkuqët e pashmangshëm të kuq të errët e deri te ato pak më të ngrohta si të kuqja mat, por si gjithnjë në variant të errët.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.