KreuStil Jetese

Përlotet Belen Rodriguez: Ishte Stefano ai që më la

Përshtati: Anila Dedaj

Showgirl-i tregon pa filtra, në një intervistë për Maurizio Costanzo-n se si përfundoi martesa me Stefano De Martino: “U bëra mama, kuzhiniere, dashnore, çdo gjë që vishja nuk ishte e duhura. Dhe në një farë pike hoqa prizën. Sot më mbetet Santiago”. Dhe historia e re e dashurisë me Andrea Iannone: “Jam e dashuruar, ai është unik”

Tek e fundit dëshira e María Belén Rodríguez Cozzani, e lindur në Buenos Aires në vitin 1984, ka qenë gjithmonë një: “’Doja të bëhesha e pavarur’, i thosha gjyshes sime qysh kur isha e vogël. ‘Do të mendoj unë për të gjithë ju, do t’u jap prindërve të mi çdo gjë që ata meritojnë’. Dhe ia dola mbanë”.

Ndërkohë që ndërsa stafi ka përgatitur një video të djalit të saj 3-vjeçar (i lindur nga martesa me Stefano De Martinon), sytë e saj mbushen me lot. “Nuk kam pasur kurrë babysitter, kam dikë që më ndihmon në shtëpi dhe ndonjëherë e shoqëron në oratorio të Kishës, por për të kujdesemi gjithmonë unë dhe familja ime”.

Si mama, ajo që e prek më shumë është fundi i martesës me balerinin, në dhjetorin e vitit të kaluar: “Kur një familje shkatërrohet është mëkat, ndarja vazhdon të jetë një plagë e hapur për mua. Por mund të them se nuk jam penduar. Për mua familja është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër, dhe jam e ndërgjegjshme se kam bërë çdo gjë për ta mbajtur të bashkuar, për fat të keq nuk funksionoi. Ishte Stefano ai që më la”, rrëfen ajo për herë të parë. Dhe përlotet.

Për partnerin e saj të ri, thuhet “e dashuruar”, por preferon të mos shtojë detaje: “Historinë time të re nuk dua ta ekspozoj shumë, mund të them vetëm se kam gjetur dikë që më plotëson si askush tjetër më parë”. Një fëmijë tjetër? “Nëse gjërat do të shkojnë mirë, ndoshta do ta bëj. Me siguri ky nuk është momenti, nuk ka asnjë arsye përse të nxitoj”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF