Bob Dylan më në fund pranon çmimin Nobel

I janë dashur 15 ditë që Bob Dylan të pranojë më në fund që ka fituar çmimin Nobel për letërsinë.

“Është e vështirë ta besoj.” – tregon kantautori legjendar për “The Telegraph” në intervistën e parë që nga shpallja si fitues i këtij çmimi më 13 tetor duke e quajtur këtë vlerësim si të mahnitshëm dhe të pabesueshëm.

Që kur u njoh si muzikanti i parë në histori që fiton çmimin Nobel për letërsinë, Dylan kishte zgjedhur të heshtte. Faqja e tij zyrtare shtoi marrjen e këtij çmimi si lajm, por u hoq me shpejtësi pas pak minutash. “Akademia suedeze” këmbënguli që Dylan nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike. “Lajmi për këtë çmim më ka lënë pa fjalë.” – i ka thënë ai një anëtari të Akademisë. “E vlerësoj shumë këtë nderim që më është bërë.” Ndërsa mungesa e një përgjigjeje nga ana e tij, për disa nga anëtarët e Akademisë u përkthye si sjellje arrogante.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.