KreuStil Jetese

Michelle Obama do jetë Hillary Clinton e re?

Një First Lady jotradicionale, ironike, paladine e betejave për shëndetësinë, të të ushqyerit mirë dhe të ushtrimeve fizike, e gjatë dhe e fortë. Afroamerikania e parë në Shtëpinë e Bardhë. Por, Michelle Obama me kalimin e kohës është bërë shumë më shumë se sa kaq.

Ajo ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në rizgjedhjen e Barack Obama-s në vitin 2012 dhe tani, kandidatja demokrate Hillary Clinton, në momentin më vendimtar të fushatës së saj elektorale, është kthyer nga ajo, tek aftësia e saj për të tërhequr mbështetje, që të mundë Donald Trump.

Ndërhyrja e apasionuar në konventën demokrate të zonjës së parë i ka hapur dyert daljes së saj në fushë drejtpërdrejtë në mbështetje të Hillary-t dhe tregoi gjithashtu evoluimin e Michelle pas këtyre viteve në Shtëpinë e Bardhë.

Në fakt askush nuk kishte dyshuar për talentin e saj, por ndershmëria dhe njëkohësisht finesa e saj e kanë bërë edhe më të famshme, ku shumë e konsiderojnë që tani një nga zonjat e para më të mira në historinë e amerikës. Madje për nga popullariteti e kalon bashkëshortin e saj, i cili e kishte cilësuar si “krenarinë e tij” dhe shumë besojnë se ka për t’i hyrë politikës ashtu si bëri Hillary Clinton. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF