KreuCelebrity

Paul Anka martohet sërish në moshën 75 vjeçare

Paul Anka dhe e dashura e tij prej gjashtë vitesh, Lisa Pemberton, u martuan në një ceremoni private në Los Angeles.

Rrethuar nga miq e familjarë, këngëtari i hitit “Diana” u betua për dashuri e besnikëri të përjetshme në prani të miqve të tij të famshëm, si producenti Brian Grazer dhe Warren Buffet. Për këngëtarin, nata kulmoi kur ai pa të birin 11 vjeçar Ethan teksa ecte për dore me nusen drejt tij. “Ai është djali im i vogël dhe i vetëm.” – shprehet Anka, i cili ka pesë vajza, Amelia, Anthea, Alicia, Amanda dhe Alexandra.

Kjo është martesa e tretë per Anka-n, i cili u njoh me gruan e tij Lisa në dasmën e një miku. “Ajo është një grua e mrekullueshme,” – thotë Anka. “Dhe i do kafshët kaq shumë sa edhe unë.”

Çifti kërceu nën ritmet e këngës “Someone like you” të Van Morrison, ekzekutuar nga një orkestër me 21 instrumentistë. “Ishte vërtet një natë e veçantë.” – përfundon Anka.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF