KreuArt

Trupi i grave: Si kanë ndryshuar modelet e bukurisë në 100 vjet

Përshtati: Anila Dedaj

Rreth një muaj më parë është publikuar “Perception of perfection”, projekt i një shtëpie farmaceutike britanike që tregon se si ideja e bukurisë femërore ndryshon nga një vend në një tjetër. Modelja është gjithmonë e njëjta, por falë një sërë efektesh grafike trupi i saj ndryshon në bazë të perceptimit të bukurisë dominuese në atë cep të botës që po eksperimentohet.

Kanonet (modelet) estetikë kanë ndryshuar në mënyrë radikalë gjatë shekujve. Në ditët e sotme jemi mësuar me bukuri heterogjene dhe është e vështirë të identifikosh një model dominues. Nga supermodelet si Bar Refaeli e Gisele Bündchen, që prej pak kohësh i ka dhënë lamtumirën pasarelave, e deri tek format normale të Kate Winslet, por edhe ato të ekzagjeruarat si Kim Kardashian.

Një proces diversifikimi ky i nisur në vitet nëntëdhjetë, kur me imazhin e modeleve të dobëta por harmonikë si Claudia Schiffer dhe Cindy Crawford u imponuan modele të ndryshme, mjafton të sjellësh ndër mend fizikun hermafrodit dhe shumë të dobët të Kate Moss.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në vitet ’50, për shembull, bukuria identifikohej me trupat e butë si Marilyn Monroe, Elisabeth Taylor e Rita Hayworth. Midis viteve 1960-70, në të kundërt ishin vajzat më të dobëta ato që dominonin. Nga Twiggy, modelja hermafrodit që bëri të famshme minifundet, tek Jane Birkin, apo Farrah Fawcett dhe Jane Fonda, që me leksionet e saj të aerobisë ka bërë që breza të tërë të kenë linja perfekte.

Bashkë me shumë të tjera janë bërë ikona bukurie, të afta për të ndikuar tek shijet e brezave të tërë, edhe në disa raste, influence e tyre vazhdon edhe pas shumë vitesh.

Galeria e mësipërme “rrëfen” se si ka ndryshuar perceptimi për bukurinë ndër shekuj. Nga fund i viteve ‘800 deri në ditët e sotme.

                                                                                                       

 

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF