Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

View Gallery
8 Photos
Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

Enada At'Nikolla
Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

Enada At'Nikolla

Inva Mula
Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

Inva Mula

Enkelejda Kamani
Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

Enkelejda Kamani

Zana Çela
Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

Zana Çela

Robert Radoja
Zbulohen 15 konkurrentët, stilistja dhe çmimi special në “Marie Kraja 2016”

Robert Radoja

/Bordo/ Anila Dedaj 

Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja” kësaj here vjen ndryshe. Risitë e tij, u prezantuan sot nga drejtoresha artistike dhe producentja Inva Mula. 15 konkurrentët, që kësaj here do të ngjiten në skenë do të kenë mundësi, të fitojnë dhe një çmim special, atë të së ardhmes, “Nina Mula”.

Inva Mula: Çmimi “Nina Mula” flet shumë për mua

Inva Mula
Inva Mula

Ky çmim për mua flet shumë. Ka ekzistuar dhe disa vite më parë, kur kam qenë anëtare e jurisë. Por kësaj here kam menduar të jepet në emër të nënës sime, sepse ajo ka qenë pedagogia ime, por edhe e shumë artistëve të tjerë. Ka qenë ëndrra ime të ndjek rrugën e saj”, u shpreh e emocionuar sopranoja Inva Mula.

Prezantuese e edicionit 16-të, sopranoja Enkelejda Kamani

Enkelejda Kamani
Enkelejda Kamani

Ndërsa, përsa i përket prezantimit të festivalit, kësaj here është menduar të vijë ndryshe. Vetë sopranoja Inva Mula u shpreh se, duke reflektuar rreth këtij pozicioni, nuk ka pasur dëshirë që formula e viteve të kaluar, ku prezantuese ka qenë Zana Çela, të ndryshonte menjëherë. “Pasi u menduam vendosëm të zgjidhnim një formulë tepër origjinale. Prandaj zgjodhëm për një vajzë të re, e cila nuk është prezantuese, por që flet me talentin, me zërin dhe me personalitetin e saj. Ajo është sopranoja e re Enkelejda Kamani, e cila nuk do të jetë thjesht si prezantuese, por do të bëjë herë pas here ndërhyrje në repertor”, thotë Mula.

Enada At’Nikolla: Preferoj të flas nëpërmjet veshjeve të mia

Enada At'Nikolla
Enada At’Nikolla

Një vend jo pak të rëndësishëm zë edhe perfomanca e artistëve, të cilët me veshjet e tyre kanë shkëlqyer përherë në këtë festival. Prandaj, edhe këtë vit si stiliste është përzgjedhur Enada At’Nikolla. “Nuk mund të konceptoj se do të jem krijuesja e veshjeve për një festival të kësaj kategorie edhe të mos i jap vëmendjen maksimale veshjes së prezantueses. Ka qenë diçka pozitive për mua fakti që prezantuesja e këtij eventi ka qenë gjithmonë e hijshme dhe elegante. Nuk duhet të ankohem për këtë pjesë (qesh)…”. Për stilisten është favorizuese nëse prezantuesja ka një trup të bukur, por përpos kësaj ajo duhet edhe ta përkëdheli veshjen. Javën e kaluar është takuar nga afër me Enkelejdën për ta parë atë “të zhveshur nga zëri”, edhe pse ruan vlerësimin e saj maksimal për të si artiste. “Më ka lënë përshtypjet më pozitive vitin e kaluar, si artiste, por e pashë Enkelejdën dhe si një “modele”. Kam krijuar bindjen se veshjet do t’i qëndrojnë shumë mirë”. Ashtu siç e kemi vënë re, stilistja e mirënjohur Enada At’Nikolla është shumë rrallë prezente në konferencat për shtyp, sepse ajo preferon që të flasë nëpërmjet veshjeve të saj. “E ndiej se përgjegjësia ime është më e madhe aq sa për të bërë diçka më tepër sesa kisha menduar tani”, u shpreh ajo. Stilistja shprehu kënaqësinë e saj që veshjet që do të krijojë do të ngjiten në një skenë për të cilën organizuesit kujdesen deri në detajet më të vogla. Teksa vëren të gjithë personat që kontribuojnë për këtë skenë, ndriçimin, regjisorin, organizuesit duke krijuar një atmosferë sa më fine dhe delikate për festivalin, ndien se i shtohet dëshira për të bërë diçka edhe më të mirë, pasi bindet në vetvete se veshja e saj do të marrë vlera maksimale.

Robert Radoja: Instrumentistët bëjnë një punë të madhe në heshtje

Robert Radoja
Robert Radoja

Profesor Robert Radoja, një nga të paktët artistë që e ka ndjekur këtë festival gjatë gjithë viteve, shpreh vlerësimet e tij, jo vetëm për ata që dalin në skenë, por edhe për instrumentistët edhe dirigjentin, të cilët e bëjnë punën në heshtje, duke shoqëruar çdo arie. Festivali do të zhvillohet në datë 4 dhe 5 nëntor 2016 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

15 konkurrentët e Festivalit “Maria Kraja 2016”

Lamia Beuque (Francë), Rachele Raggiotti (Itali), Maja Ceglar (Slloveni), Nora Carrasco (Spanjë), Krsko Roman (Slloveni), Renisa Lacka (Shqipëri), Perrine Madoeuf (Francë), Stefano Sorrentino (Itali), Yury Rostotsky (Rusi), Funda Yaziksiz (Turqi), Maria Eleni Striftompola (Greqi), Ilona Mataradze (Gjeorgji), Cecile Achille (Francë), Andreë Kymach (Rusi), Klodian Kaçani (Shqipëri).

Zana Çela
Zana Çela

Risia e këtij viti, sipas Drejtoreshës së TKOB-së Zana Çela është fakti se fituesit e festivalit, por edhe konkurrentët më të spikatur, do të kenë mundësinë të përzgjidhen për role të ndryshme në repertorin e veprave operistike, që do të jenë pjesë e kalendarit të këtij institucioni.

Anëtarët e jurisë

Ndërkohë që më të mirët e këtij edicioni do të zgjidhen nga një juri prestigjioze, ku spikasin emra të rëndësishëm, si David Pountney, (drejtor Artistik i Operas Kombëtare të Wellsit dhe Kryetar i Jurive të Festivalit, “BBC Cardiff Singer of the World”). Anëtarë të jurisë ndërkombëtare janë: Eva Kleinitz (Drejtoreshë e Operas Stuttgart dhe Presidente e institucionit të “Opera Europa”, Gjermani) , Olga Kapanina (Drejtoreshë e Kastingut në teatrin e famshëm “Bolshoi”, Moskë), Rocc Ralf (Drejtor Artistik i Teatrit Kombëtar të Operës në Slloveni) etj.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.