23 foto: Momentet më të ëmbla të Amal dhe George Clooney 0 60

Në një kohë që tu besosh përrallave të Hollywood nuk është aspak e lehtë, ata shfaqen të kapur dorë për dorë, dhe duke kryqëzuar vështrimet me njëri-tjetrin… Ka pak kohë që Amal dhe George Clooney kanë festuar përvjetorin e dytë të martesës, dhe ata duken më të dashuruar se kurrë. Janë së bashku kudo, si në betejat shoqërore ashtu edhe në ato private.

Nuk ka më pasiguri as për avokaten serioze dhe as për aktorin e mirënjohur… Nëse pak kohë më parë ishin pak më të rezervuar në përgjigje, tani nuk ka më dyshime, duket se janë bërë për njëri-tjetrin. Kur George pyetej rreth mundësisë për të pasur fëmijë, ai përgjigjej se ende nuk e kishin idenë e asaj që e ardhmja do të rezervonte. Por tani ai shprehet se është një fat i madh që ka në krah Amal-in. “Nuk mund të isha më i lumtur se kaq. Kam një partnere jete fantastike dhe nuk mendoja se mund të më ndodhte diçka e tillë”.

                                                                                                                  /Bordo/ A.D

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *