KreuCelebrity

Eliza Hoxha në këngën e re: “Ku po shkon njerëzimi?”

Eliza Hoxha i rikthehet muzikës dhe festivaleve. Këngëtarja ka njoftuar se rikthehet në “Kënga magjike” pas katër vitesh me këngën “Vendi im”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë ndërsa është muzikuar nga Florent Boshnjaku. Balada është një rrëfim për shpresën e humbur të njerëzve, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri.

“Sot shumica nga ne synojmë vende të tjera për ta përmbushur veten, ka edhe të tillë që ikin për të shpëtuar kokën. Ku po shkon bota, njerëzimi, dashuria?” – shprehet Eliza. Për këngëtaren kjo këngë është shumë personale, “dhe besoj se secili nga ju do të mund të gjejë një copë jetë apo një copë të vetes brenda saj.”
Pjesëmarrja e fundit e Eliza Hoxhës në këtë garë muzikore ka qenë në vitin 2012 me këngën “Mbetem”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF