Shumë urime për “mbretin” e futbollit!

View Gallery
5 Photos
Shumë urime për “mbretin” e futbollit!

Shumë urime për “mbretin” e futbollit!

Shumë urime për “mbretin” e futbollit!

Shumë urime për “mbretin” e futbollit!

Shumë urime për “mbretin” e futbollit!

/Bordo/Anila Dedaj

Në 30 tetor të vitit 1960 lindi ai që për shumë konsiderohet si lojtari më i fortë i të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona. Të shumta janë urimet për “mbretin” e futbollit në rrjetet sociale nga miq dhe admirues të tij me rastin e 56-vjetorit të datëlindjes.

Një urim special vjen edhe nga kapiteni i Romës Francesco Totti. Ai ka postuar në Facebook një foto të 12 tetorit të vitit të kaluar gjatë Olimpikut “Të bashkuar për Paqen”, ku është i përqafuar me të ashtuquajturin “Pibe de Oro”. Përbri fotos kapiteni shkruan “Të përqafosh lojtarin më të fortë në historinë e futbollit është e mrekullueshme! Gëzuar datëlindjen Diego Maradona”.

Ndërkohë që vetë Diego këtë ditë të shënuar ka postuar disa foto nga festimet e datëlindjes së tij, por ka dashur të japë edhe një mesazh të rëndësishëm për skuadrën e tij të zemrës që nuk gjendet në ditët e saj më të bukura… “Në një tjetër kohë ne do të kishim shënuar në portën e Juventusit 4 gola, pyesni edhe prindërit tuaj. Ata e dinë mirë se do të kishte shkuar kështu. Por, sido që të jetë unë nuk e kam braktisur dhe nuk do ta braktis kurrë fanellën e skuadrës së Napolit ”, thotë Maradona i emocionuar nëpërmjet një video-je të postuar në Facebook.

Video me momentet më të bukura të Maradonës në fushë. Emocione nga “mbreti” i futbollit:

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.