Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

View Gallery
12 Photos
Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Fotografi të shtëpisë të bëra në kohën që ajo jetonte këtu.
Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Fotografi të shtëpisë të bëra në kohën që ajo jetonte këtu.

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Marilyn Monroe rrëmbeu zemrat e amerikanëve dhe u bë një nga ikonat më të mëdha botërore të bukurisë pas shumë roleve të saj si protagoniste në filma si “Some Like it Hot” dhe “The Seven Year Itch”. Gjatë jetës së saj ajo jetoi në 43 shtëpi por zotëronte vetëm një  në Brentwood, Kaliforni. Në vitin 1962, pasi ajo u këshillua nga psikologu i saj që të vendosej diku për një kohë të gjatë Marilyn ra në dashuri me kopshtin e shtëpisë (ku kalonte kohë me qenin e saj)  në lokacionin privat 12305 Fifth Helena Drive, dhe e bleu shtëpinë për 90,000 dollarë. Një blerje e bërë vetëm 6 muaj para se ajo të gjendej e vdekur në shtëpi në moshën 36 vjeçare.

Ishte vetë Marilyn ajo që dekoroi personalisht 4 dhomat e gjumit, tre tualete dhe çdo ambient tjetër të shtëpisë me sende që i bleu gjatë një udhëtimi në Meksikë. Për fat të keq ajo jetoi vetëm 6 muaj në atë shtëpi.

Fotografi të shtëpisë të bëra në kohën që ajo jetonte këtu.
Fotografi të shtëpisë të bëra në kohën që ajo jetonte këtu.

Me kalimin e viteve, vila është shitur disa herë, e fundit ka qenë në vitin 2010 për 3,9 milionë dollarë. Ajo çka e rrit vlerën e shtëpisë është natyrisht fakti se është një kujtim nga diva, ndoshta edhe më i dhimbshmi: në dhomën e madhe të gjumit u gjend trupi i saj pa jetë. Vila e fundit e Monroe është një rezidencë e destinuar për të mos u harruar kurrë.

 

                                                                                                            /Bordo/ Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.