KreuArt

Eurovision 2017, rekord shtetesh pjesëmarrëse

Një rekord prej 43 shtetesh konfirmojnë pjesëmarrjen në Eurovision Song Contest 2017. Festivali do të mbahet në “International Exhibition Centre” në Kiev, me gjysmëfinalet në datat 9 dhe 11 maj dhe finalja më 13 maj 2017.

Australia merr sërish pjesë për të tretin vit me radhë, ndërsa Portugalia dhe Rumania rikthehen pas një viti mungesë. Austria dhe Danimarka festojnë 60 vjetorin e pjesëmarrjes së tyre në këtë ngjarje të madhe të muzikës. Shqipëria ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen duke shënuar përfaqësimin e 14-të në Eurovision. Kënga fituese që do të shpallet nga edicioni i 55-të i “Festivalit të Këngës” në dhjetor, do të prezantojë Shqipërinë në ESC, në Kiev.

43 shtete morën pjesë edhe në “Festivalin Evropian” të vitit 2008 dhe 2011. Edicioni i 62-të organizohet nga EBU (Unioni Evropian i Transmetuesve) dhe NTU (Televizioni kombëtar i Ukrainës), pasi në edicionin e fundit u shpall fituese Jamala me këngën “1944”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF