Filmat e Horrorit që duhet të shihni për Halloween

r Halloween në vend që të vërdalliseni nëpër klubet që keni qenë zakonishte, por me ndryshimin që këtë herë do jeni të maskuar, nuk ka gjë më të mirë sikur të mblidheni dhe t’i ofroni vetes një dozë të mirë drithëruese duke parë disa nga filmat më të frikshëm.

Filmat e fundit

Mund të filloni me filmin Mister Babadook (2014). Në këtë film tregohet historia e një gruaje në zi dhe e depresuar që jeton vetëm me djalin e vogël në një shtëpi të izoluar, deri sa një libër me tregime fillon dhe trondit jetën e tyre…

Nuk mbetet mbrapa as The Conjuring 2. Por nëse doni një film të vërtetë horrori atëherë nuk duhet të humbisni It Follows.

Por tek filmat e fundit keni edhe të frikshmin The Witch, një film që kthehet në origjinat e horrorit. Madje ky është filmi i horrorit më i saktë në aspektin historrik që është realizuar ndonjëherë.

Klasikët

Më në fund vijmë tek klasikët ku mund të fillojmë me A Nightmare on Elm Street (1984). The Lost Boys është një tjetër klasik që nuk duhet humbur. Ai flet për historinë e vampirëve të një qyteti të Kalifornisë.

Por janë edhe dy filma të tjerë që nuk janë me të vërtetë filma horrori pasi vendi ku zhvillohen nuk përputhet shumë me këtë zhanër, hapësira dhe plazhi. Bëhet fjalë për Jaws (1975), film me peshkaqen, dhe i famshmi Alien (1979).

Ëmbëlsira për në fundë, The Texas Chainsaw Massacre, është jashtzakonisht i egër, i çmendur dhe brutal si film. Imazhet janë të jashtëzakonshme, një legjendë e vërtetë e horrorit.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.