Një tigër pranon të fotografohet… vetëm më Prada!

Të gjithë janë përpjekur të bëjnë një foto portret të maces së tyre. Menyra më e mirë për të pasur shumë like në Instagram por edhe për të ruajtur momente me të vërtetë shumë të këdnëshme.

Por të gjithë ata që kanë një kafshë shtëpiake e dinë se sa e vështirë është që të organizosh një seancë fotosh në shoqërinë e tyre dhe se ata nuk janë aspak modelë të mirë. Shumë të shkujdesur ata bëjnë vetëm sipas kokës së tyre dhe gjithë kohën fotografi qëndron përtokë gati të kapi momentin e duhur. Tani imagjinojeni këtë me një tigër…

Për të kapur profilin më të mirë të një felini, fotografi dhe ekipi i tij u është dashur të tregohen gjeni të vërtetë. Në një video shohim felinin të hyjë në kafazin e tij që është bërë një studio e vërtetë. Muret e mbuluar me letër të zezë dhe ndiçim të ulët për të shpërqëndruar sa më pakë protagonistin, sigurisht, edhe për të rritur cilësinë e klisheve.

Por nuk duket punë e lehtë. Tigri nuk hyn në dhomën e errët, as copat e mishit nuk e tërheqin. Ekipi i fotografëve përpiqet për dy orë që të gjejë një mënyrë. Por zgjidhja do ju habisë. Një gardian vjen me një parfum prada në dorë dhe spërkat vendin ku duhet të qëndrojë tigri. Një zgjidhje e mrekullueshme. Tigri duket sikur ka rënë në dashuri me këtë aromë, madje duke filluar që të fërkojë trupin aty ku ishte hedhur parfumi.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=KYdrTynLf48

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.