KreuStil Jetese

Përse Leonardo DiCaprio konsiderohet “djalë mamaje”?

Përshtati: Anila Dedaj

Është në fakt një praktikë thuajse e të gjitha yjeve të Hollivudit t’i shfaqin botës mamanë e tyre si një trofe unik dhe të paimitueshëm. I ndodh mbi të gjitha atyre që kanë jetuar një fëmijëri si të Leonardo DiCaprios që, pasi arriti suksesin kur ishte adoleshent dhe fare rastësisht, nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për femrat, megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien me mamanë e tij Irmelin Inderbirken e cila e shoqëron ngahera.

Leo është një beqar “i artë” dhe i përkëdheluri numër një i mamasë, po flasim pikërisht për Leon me emrin ekzotik, të rritur mes vështirësive në lagjet më të varfra të Los Angeles vetëm me mamanë e tij, është pikërisht ai që në moshën 15-vjeçare bënte nga të gjitha llojet e çapkënllëqeve, madje grindej me grushta çdo ditë (“atëherë u binda se dëshiroja të më linin të gjithë të qetë. Pash një lajmërim për audicionet dhe iu luta mamasë sime që të më çonte në prova”). Leo ende sot në moshën 41-vjeçare ndien akoma nevojën për të treguar mirënjohje publike për personin më të rëndësishëm të jetës së saj.

Herët e fundit që ai i tregoi mamasë së tij mirënjohjen në mënyrë publike ishte kur tërhoqi çmimin  për rolin e tij “Revenant”,  ai u shpreh pikërisht me këto fjalë “Ka një person që dua të falënderoj në mënyrë të veçantë, nuk do të isha këtu nëse nuk do të bëhej fjalë për mamanë time. Unë nuk kam pasur një jetë me privilegje, por jam rritur në një lagje shumë të varfër të Los Angeles. Kjo grua ka qenë guida ime, për të më treguar të gjitha rrugët e jetës”.

Përqafime në publik, dhurata të shtrenjta, mbrëmje në tapetin e kuq: mamaja Irmelin Indenbirken është parë shumë herë përkrah Leos, duke nisur që nga kohët e futbollit dhe të tenisit ( pas të cilit janë të pasionuar) deri në mbrëmjet gala, madje edhe kur është i shoqëruar me të fejuarën në të majtë të tavolinës është e ëma Irmelin. Për serinë: dashuritë kalojnë, mamatë mbeten. Ja një shembull me disa momente emocionues.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF