A ekziston dashuria me shikim të parë?

View Gallery
5 Photos
A ekziston dashuria me shikim të parë?

A ekziston dashuria me shikim të parë?

A ekziston dashuria me shikim të parë?

A ekziston dashuria me shikim të parë?

A ekziston dashuria me shikim të parë?

Përshtati: Anila Dedaj

Dashuria, dashuria me shikim të parë, dashuria në katror: sa herë e kemi pyetur veten nëse ekziston vërtet? A është dashuria me shikim të parë diçka reale apo është thjesht një legjendë? Të dashurohesh me shikim të parë edhe pse diçka e vështirë, duket se është e mundur! Bebet e syrit zgjerohen, zemra fillon të rrah fort dhe temperatura e trupit rritet. Këto janë vetëm disa nga transformimet që trupi ynë shfaq kur jemi përballë dikujt që na tërheq shumë. Disa e quajnë pasion, të tjerë e quajnë dashuri me shikim të parë. Por, pavarësisht se si e quajmë, e vërteta është se kemi qenë të gjithë viktima të këtyre emocioneve të papritura dhe ngacmuese. A do të thotë kjo se ekziston dashuria me shikim të parë?

Mendimet janë të ndryshme. Nga njëra anë, janë ata që besojnë fort në përshtypjet e para. Ata kanë krijuar bindjen se nuk ka asnjë mundësi të jetohet një dashuri e madhe nëse në fillim nuk ndodh asnjë tërmet emocional brenda nesh. Të gjithë ata që e mendojnë kështu do t’u interesojë të dinë se, sipas një studimi të publikuar në “Archives of Sexual Behavior”, dashuria me shikim të parë ekziston.

Ashtu siç thuhet në studim:“sa më shumë një burrë kalon kohë, duke parë partneren e tij aq më shumë rritet mundësia që të dashurohet me të”. Me sa duket nëse një mashkull fikson një grua për katër sekonda ose më pak do të thotë që gruaja nuk i ka bërë ndonjë përshtypje të madhe, por nëse arrin ta kalojë barrierën në 8.2 sekonda, tek ai djalë ka gjasa që të zgjohet ndjenja e dashurisë, ose për më skeptikët, pasioni.

Për të zhvilluar këtë studim, 115 studentë u filmuan ndërsa ndërvepronin me njëri-tjetrin. Në telekamerë regjistroheshin lëvizjet e syve dhe kohëzgjatja e shikimeve, pastaj pyeteshin nëse ishin ndierë të tërhequr nga shoqet e tyre. Duke analizuar të dhënat, konkluzioni është se kalonin më shumë kohë, duke vëzhguar shoqet për të cilat kishin ndierë tërheqje fizike se sa të tjerat; ndërsa studentet silleshin gjithmonë në të njëjtën mënyrë, pavarësisht faktit se ndiheshin të tërhequra. Motivi? Vajzat janë mësuar që ta fshehin interesin e tyre, për arsye shoqërore.

Por, sa bindës është ky studim? Ndoshta, prej tij lindin më shumë dyshime se sa siguri. E vemja gjë e sigurt është se meshkujt shikojnë më shumë në krahasim me femrat, por kjo nuk do të thotë se për femrat përshtypjet nuk kanë rëndësi, përkundrazi. Megjithatë bëhet fjalë për një shenjë të dashurisë me shikim të parë.

Nga ana tjetër ka nga ata që mendojnë se dashuria me shikim të parë është diçka inekzistente. Madje ka edhe disa prova shkencore që mbështesin këtë teori. Vetëm për të cituar një, ka një publikim të në “Journal of  Neuroscience”, në të cilin afirmohet se kur dashuria me shikim të parë konsiderohet, si fillimi i një dashurie është vetë një mashtrim i mendjes.

Kjo ndodh kur një sërë kujtimesh nga e shkuara kombinohen me ndjenjat e së tashmes.

Sikur të mos mjaftonte, ashtu siç shkruhet në këtë studim, jemi në gjendje t’i kthehemi një kujtimi dhe ta modifikojmë atë në mënyra të ndryshme. Kjo do të thotë që ne i korrigjojmë kujtimet tona ashtu si na leverdis. Dhe kështu e gjitha kjo, është në njëfarë mënyre një mekanizëm mbijetese. Ndoshta do të ishte e pamundur të jetoje me optimizëm nëse do të memorizonim në detaj çdo ngjarje që kemi jetuar. Me pak fjalë as shkenca nuk mund të japë siguri. Dhe kështu ndoshta dashuria me shikim të parë nuk ekziston. Ose ndoshta po.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.