KreuCelebrity

Adele flet për depresionin e paslindjes: “Isha e fiksuar pas fëmijës”

Adele në një intervistë për “Vanity Fair” ka folur për mëmësinë, depresionin e paslindjes dhe për Beyonce-n. “Sipas dijeve të mia, depresioni pas lindjes është kur ti nuk ke dëshirë të jesh me fëmijën tënd, shqetësohesh se mos e lëndon atë dhe se nuk je duke bërë një punë të mirë. Unë isha e fiksuar pas fëmijës tim. Ndihesha e pamundur dhe sikur po merrja vendimin më të keq në jetën time. Mund të të shfaqet në forma të ndryshme. Përfundimisht unë vendosa që një pasdite në javë të bëja çfarë kisha dëshirë, pa fëmijën tim. Një mik i imi më tha: ‘Vërtet? Nuk ndihesh keq për këtë?’ Unë i thashë që ndihem keq por jo aq keq sa do ndihesha po të mos e bëja këtë gjë.”

Këngëtarja fituese e dhjetë çmimeve “Grammy” foli edhe për admirimin që ka për Beyonce-n, dikë për të cilën Adele pranon se e ka dashur prej vitesh. “Ajo është një këngëtare e madhe, një këngëtare e mrekullueshme.” – shprehet Adele. “Kur e kam parë në një koncert të sajin, ndjeva se po shihja legjendën e fundit. Askush nuk bën në skenë atë që bën ajo.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF