Kush është e fejuara e re e Princit Harry?

View Gallery
5 Photos
Kush është e fejuara e re e Princit Harry?

Kush është e fejuara e re e Princit Harry?

Kush është e fejuara e re e Princit Harry?

Kush është e fejuara e re e Princit Harry?

Kush është e fejuara e re e Princit Harry?

Identikiti i Meghan Markle midis modës, bamirësisë dhe seteve kinematografikë

Lajme të mirë për Familjen Mbretërore, Princi Harry vazhdon të befasojë. Pak filtra dhe shumë jetë! Pasi gozhdoi opinionin publik anglez fillimisht dhe atë botëror më vonë duke bërë testin e Hiv drejtëpërsëdrejti në Facebook Live dhe pasi sfidoi Usain Bolt, ka bërë zyrtare lidhjen e tij me të fejuarën e re: Meghan Markle. “Thyhen” në këtë mënyrë në pak ditë të gjitha thashethemet për një tërheqje, praktikisht të pamundur midis tij dhe kunatës Kate Middleton. Kanë raportuar për “Sunday Express” burime të afërta me familjen mbretërore: “Harry është i dashuruar dhe i lumtur, kishte vite që nuk ndihej kështu”. Edhe pse nuk kemi ende foto të dy të dashuruarve bashkë…

Harry e Meghan takohen çdo javë, kanë vendosur të shikojnë se si do të ecin gjërat, por ndihen mirë me njëri-tjetrin kjo është më se e qartë. Burimet thonë se “Harry po bën çdo gjë për të mbajtur private historinë e tyre pasi nuk dëshiron që kjo ta tremb Meghan-in. E di se çfarë ndodh kur lidhjet e tij bëhen publike”.

Le të kuptojmë më mirë se kush është Megan.

Megan është 35-vjeçe, ka një milion ndjekës në Instagram, ka lindur në Los Angeles dhe është vajza e një operatori kinematografik. Ajo është bërë e famshme për publikun me rolin e Rachel Zane në “Suits”. Ka marrë pjesë dhe në seriale të tjera televizive si Castle, The League, Fringe dhe 90210.

Meghan është gjithashtu e angazhuar në botën e bamirësisë. “Mamaja ime më ka rritur për të qenë një qytetare e botës dhe më ka hapur sytë rreth realiteteve më të ashpra”, ka shpjeguar në blogun e saj.  Në 2016 –ën ka qenë edhe ambasadore për “World Vision Canada” për të promovuar fushatën për ujin. Me pak fjalë perfekte për Familjen Mbretërore.

                                                                                          /Bordo/Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.