KreuCelebrity

Ledri del ‘bllof’, ja me kë kapet ‘mat’ në Prishtinë

Kur Prive raportoi nga burime të sigurta dy javë më parë për një krizë serioze në çiftin Ledri Vula dhe Adela Sollaku, mundësia e një ribashkimi të rradhës u la e hapur në raportim. Përforcim për këtë ishin edhe deklaratat kontradiktore të Ledrit në intervista të ndryshme. Diku fliste për Adelën si një e kaluar e bukur, e diku tjetër reperi nënvizonte faktin se nuk ka pranuar kurrë se është në një lidhje. E ajo që pritej më së paku falë edhe intervalit kohor të shkurtër ishte ribashkimi kaq i shpejtë i cili tashmë ka ndodhur! Prive.al ka kapur sot pasdite çiftin në lagjen Marigona në Prishtinë vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa debatonin në një kënd më privat të njërës prej kafeneve.  Në dy fotot e shkrepura, shihet qartë se bëhet fjalë për Adelën e cila duket se ka ardhur nga Tirana në Prishtinë për të kaluar kohë me personin e zemrës. Historia e bukur e dashurisë që mërziti shumëkë me rastin e ndarjes fatmirësisht po vazhdon…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF