Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike

View Gallery
7 Photos
Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike

Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike

Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike

Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike

Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike

Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike

Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike

Gjiganti gjerman i automobilave “Mercedes-Benz” ecën me hapa të mëdhenj, duke marrë edhe në konsideratë përshpejtimin që qeveria Gjermane synon t’i japë motorëve elektrik, drejt tregtimit të modeleve që do të bëjnë pjesë në markën e re EQ (inteligjencë elektrike, një modifikim i siglës së famshme IQ) që u shpall në fund të shtatorit në sallonin e Parisit.

Etapa e dytë e këtij rrugëtimi, që brenda vitit 2025 do të sjellë një gamë të përbërë nga 10 modele 100 për qind elektrikë, është prezantuar nga njoftimi zyrtar i uzinës në Bremen, në Gjermani, ku në fund të këtij kësaj dekade do të fillojë prodhimin e modelit të parë të gamës EQ.

Këtë njoftim e dha vetë personalisht drejtori i përgjithshëm i grupit “Daimler” dhe përgjegjës i “Mercedes-Benz Cars”, Dieter Zetsche, i cili deklaroi se “për modelin e parë të familjes EQ, Mercedes do të mbështetet në ata që janë nga partnerët më të rëndësishëm në rrjetin tonë botëror të prodhimit, kolegët e Bremen”.

Modeli i parë që do të dalë nga kjo uzinë do të jetë një suv-coupé sportiv i frymëzuar nga koncepti EQ që u paraqit muajin e kaluar në Paris. Bateritë që do të shërbejnë për famlijen EQ do të zhvillohen dhe prodhohen duke filluar nga vitit 2018 në Kamenz, në Saksoni, nga kompania “Accumutive” e grupit “Daimler”, ku që tani, në kuadër të një investimi prej 500 milionë euro, prodhohen bateritë për modelet “Smart” dhe për modelet elektrike të “Benz”-it.

Në këtë fabrikë prodhohen gjithashtu edhe sisteme të pazakonta për magazinimin e energjisë elektrike dhe bateritë për modelet hibride prej 48 Volt.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.