KreuArt

Zbuloni këngëtarët pjesëmarrës në edicionin e 55-të të “Festivalit të Këngës”

“Festivali i Këngës” në RTSH ka mbërritur në edicionin e tij të 55-të. Ndërsa kjo ngjarje e muzikës do të mbahet në fund të dhjetorit siç e do tradita gjysmëshekullore, mësohen emrat e artistëve që do të ngjiten në skenën e “Fest 55”. Vihet re mungesa e këngëtarëve që kanë bërë historinë e festivalit por edhe pjesëmarrja e këngëtarëve të rinj të dalë kryesisht nga spektaklet e talenteve, si Tiri, fitues i “The Voice”, Edea Demaliaj, fituese e “X-Factor”, Xhesika Polo, Dilan Reka, Classic Boys, Festina Mejzini, pjesëmarrës në “X-Factor” gjithashtu. Nga këngëtarët big përmendim Flaka Krelanin, fituese e çmimit të tretë në edicionin e kaluar, Linda Halimi, fituese e çmimit të tretë dy vite më parë dhe Orges Toçe. Ndërsa ngjiten për herë të parë në skenën e “Festivalit të Këngës” edhe këngëtarët nga Kosova Genc Salihu, Neki Emra dhe Xuxi. Në këtë jubile të “Festivalit të Këngës”, konkurruan 57 këngë dhe vetëm 24 prej tyre do të jenë garuesit zyrtarë.

1. Albulena Jashari
2. Classic Boys
3. Dilan Reka
4. Edea Demaliaj
5. Edona Vatoci
6. Elson Braha
7. Erlind Zeraliu
8. Fabiola Agalliu dhe Agnesa Çavolli
9. Festina Mejzini
10. Flaka Krelani
11. Franc Koruni
12. Genc Salihu
13. Linda Halimi
14. Linda Rukaj
15. Lorela
16. Lynx
17. Luka & Serxhio Hajdini
18. Neki Emra
19. Orges Toçe
20. Rezarta Smaja
21. Tiri
22. Yll Limani
23. Xuxi
24. Xhesika Polo

Nga 24 këngët pjesëmarrëse vetëm 14 do të kalojnë në finale. Siç u bë me dije nga organizatorët në konferencën për shtyp të mbajtur pak javë më parë, pas natës së parë dhe të dytë, tre juri do të kenë mundësinë e zgjedhjes së këngëve për në finale; juria profesionale, ajo e publikut dhe juria e gazetarëve.

Kampionia ende në fuqi është këngëtarja Eneda Tarifa, fituese e “Fest 54” me këngën “Përrallë” e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion” në Stockholm me versionin anglisht të këngës titulluar “Fairytale”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF