Beyonce për Adele: “Është njeriu më i thjeshtë që kam njohur”

Këngëtarja fituese e dhjetë çmimeve “Grammy”, Adele, në një intervistë për revistën “Vanity Fair”, midis të tjerave foli edhe për admirimin që ka për Beyonce-n, dikë për të cilën Adele pranon se e ka dashur prej vitesh. “Ajo është një këngëtare e madhe, një këngëtare e mrekullueshme.” – shprehet Adele. “Kur e kam parë në një koncert të sajin, ndjeva se po shihja legjendën e fundit. Askush nuk bën në skenë atë që bën ajo.”

Beyonce ka menduar t’i kthejë reston koleges duke pranuar se vlerësimi është reciprok. “Është kaq e lehtë të flasësh me të e të qëndrosh me të.” – është shprehur këngëtarja e hitit “Lemonade”. Beyonce vlerëson shumë dhe sensin e humorit te këngëtarja britanike. “Ajo është tepër gazmore dhe këngët e saj janë legjendare.”

“Gjëja më e bukur rreth Adele është se i ka prioritetet e qarta. Është një grua zemërbardhë dhe njeriu më i thjeshtë që kam takuar ndonjëherë.” – shton Beyonce. 35 vjeçarja thotë se është një fanse e vërtetë e Adele, dhe se është e hipnotizuar nga zëri dhe muzika e saj.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.