KreuStil Jetese

La Reppublica: Peizazhi fantastik i Shqipërisë, fotografuar nga Salento

 

/Bordo/ Anila Dedaj

Shqipëria e fotografuar nga malet e Salentos, duket dy hapa larg

Është pikërisht në gazetën “La Reppublica” të qytetit të Barit që janë publikuar një set fotografish të realizuara nga malet e Salentos dhe që kanë në fokus pikërisht Shqipërinë. Një peizazh i mrekullueshëm ai që ofron vendi ynë, hipnotizues. Ja se si përshkruhet panorama që mund të vërehet nga Salento kur kthen sytë nga vendi i shqiponjave.

Malet Shqiptare në largësi ofrojnë një pamje fantastike, si të ishin frutë i imagjinatës. Gjithçka duket ndryshe nga panorama që vërehet nga Roca, në Salento, që është reale dhe e përcaktuar mirë. Çdo gjë mund të vërehet me sy, përfshirë qiellin e “copëzuar” nga vargmalet e fotografuara gjatë perëndimit. Vështrimi humbet midis mureve të rrënojave të kështjellës dhe kullës së shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe spektakli gjendet pak hapa më tutje. Shqipëria, në kushte të tilla atmosferike, duket akoma më afër.

                                             (Teksti i Gianvito Rutigliano, foto nga Alfonso Zuccalà)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF