Zbulohet një planet i banueshëm, por është i mbuluar nga oqeani!

Mund të jetë një planet oqean, krejtësisht i mbuluar nga uji dhe mund të ketë dimensione të ngjashme me të Tokës, bota me potencialin për të pritur jetë që vjen rrotull yllit më të afërt me sistemin tonë, Proxima Centauri, sipas një studimi të publikuar në “Astrophysical Journal Letters” nga një grup ndërkombëtar që punon në Laboratorin e Astrofizikës në Marsejë.

Bazuar në analizat e vëzhgimeve të mëparshme dhe në një stimulim, ky studim tregon se planeti, i quajtur “Proxima b”, ka madhësinë 1,3 herë të Tokës. Planeti është shumë afër me yllin e tij, gati dhjetë herë më afër se sa është Mërkuri me Diellin.

Por kjo afërsi me yllin e tij nuk ndikon në rritjen e temperaturave në sipërfaqe të planetit pasi ky yll është rreth 1000 herë më pak i shndritshëm dhe me një rreze veprimi 10 herë më të vogël se sa Dielli. Madje planeti “Proxima b” gjendet në atë që quhet zona e banueshme të yllit të tij, ku temperaturat dhe kushtet janë të përshtatshme për të krijuar uji të lëngshëm në sipërfaqe.

Stimulimet e bërë nga shkencëtarët tregojnë se uji mbulon gati gjithë sipërfaqen e palnetit, duke formuar një oqean unik dhe me një thellësi rreth 200 kilometra. Planeti përbëhet nga 50% uji dhe 50% gur, me një zemër metalike të ngurtë të ngjeshme me Mërkurin. distanca mes bërthamës metalike dhe mantelit të gurtë është rreth 1 500 kilometra e thellë. Sipas studiuesve, planeti mund të ketë edhe një atmosferë të lehtë praj gazi, ashtu si Toka, të gjitha këto karakteristika bashkë me ujin e bëjnë planetin “Proxima b” potencialisht të banueshëm.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.