Rikthehet grupi Metallica

Grupit Metallica për një kohë të gjatë ka qenë duke punuar për albumin e dhjetë, ndërsa ditët kalojnë i afrohemi më shumë kohës kur “Hardwired… to self-destruct” do të publikohet. Të hënën, grupi prezantoi edhe këngën e re “Atlas, rise”, pjesë e këtij albumi.

Videoklipi na tregon djemtë e grupit duke regjistruar në studio, rrethuar nga posterat e tyre dhe reliket ndër vite. Brenda stilit të muzikës së grupit të famshëm, nuk mungon kitara e Kirk Hammett dhe vokali i James Hetfield.

2016-ta ka qenë një vit i mbarë për Metallica-n. Në kuadër të albumit të tyre të ri, ata risollën më herët materiale të tjera, si “Kill ‘em” dhe “Ride the lightning”.

Albumi pritet të dalë më 18 nëntor.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.