KreuFashion

Baktere që shërojnë Tokën!

Ndërtohet harta gjenetike e rreth 2 500 baktereve që jetojnë në nëntokë dhe që rregullojnë procese thelbësore për zhvillimin e jetës dhe përmirësimin e klimës. Këto analiza, të parat në llojin e tyre, mbi këtë mbretëri nëntokësore sjellin një nga stuidmet gjenetikë më të gjera që nuk janë zhvilluar asnjëherë në aspektin e ekosistemit.

Studimi, që është publikuar në “Nature Communications” nga laboratori “Lawrence Berkeley” në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, do të shërbejë për të pasuruar pemën e jetës me dhjetëra degë të reja, të mbushura me grupe dhe lloje të reja mikrorganizmash deri tani të panjohura.

Studiuesit kanë identifikuar deri në 47 grupe të reja bakteresh, që i kanë pagëzuar me emrat e profesorëve dhe studiuesve të njohur të Berkeley. Duke studiuar dinamikat e këture popullsive të baktereve, u zbulua një sinergji mes llojeve të ndryshme, që bashkëpunojnë mes tyre për të rregulluar proceset kritike të planetit, si ciklin e karbonit, të azotit dhe prodhimin e gazrave me efekte sere.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF