KreuStil Jetese

Brad Pitt është sëmurë rëndë?

/Bordo/ Anila Dedaj

Sa e frikshme! Brad Pitt ndërsa është duke luftuar për çështjen e divorcit dhe kujdestarinë e fëmijëve, mund të ketë probleme shumë serioze me shëndetin. Brime të afërta raportojnë për portalin Radar Online se me shumë gjasa aktori vuan nga një sëmundje infektive.

Ai është para shumë shpesh në spitalin e sëmundjeve infektive në “Beverly Hills”,  sipas asaj që është raportuar pranë portalit Radar Online. “Brad shkon në qendrën mjekësore shumë herët në mëngjes”, raportojnë burimet. “Ai mbërrin atje para se zyra e pritjes mjekësore të hapet për të pritur pacientët e tjerë, pasi Brad nuk dëshiron që askush ta shikojë apo ta njoh. Ai vjen në orën 7:30 të mëngjesit dhe dikush kujdeset që ai të hyjë brenda, në mënyrë të kujdesshme”.

Madje burimet tregojnë edhe një episod që ka ndodhur në ambientet e qendrës spitalore. “Një mëngjes Brad kishte shkuar para se parkingu të hapej dhe ishte duke pritur jashtë në makinën e tij. Kur një punonjëse e spitalit erdhi dhe hapi parkingun duke përdorur kartën e saj, Brad nxitoi të shkonte pas saj. Por ai ishte ndier shumë në siklet pasi gruaja kishte menduar se dikush po e ndiqte dhe kishte thirrur rojet e sigurisë.

Me sa duket kjo është një periudhë e mbushur me telashe për aktorin, ku përpos refuzimit të djalit të madh dhe çështjeve ligjore, i shtohet edhe një sëmundje e mundshme infektive. Shpresojmë që aktori të dijë t’i menaxhojë problemet më së miri edhe t’i kapërcejë duke iu rikthyer një jete normale, sigurisht brenda “normalitetit” që një yll Hollywood-i mund të jetojë…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF