Carrie Underwood, zëri më i mirë femëror në CMA Awards

Carrie Underwood ka dalë e vlerësuar nga edicioni i 50-të i “CMA Awards”, çmimet për muzikën kauntri. Prezantuesja e mbrëmjes fitoi çmimin e vokalistes më të mirë femër, duke lënë pas emra, si Kelsea Ballerini, Miranda Lambert, Maren Morris dhe Kacey Musgraves.

Carrie Underwood gjatë fjalës falenderuese pas marrjes së çmimit
Carrie Underwood gjatë fjalës falenderuese pas marrjes së çmimit

“Lavdi zotit” – tha këngëtarja 33 vjeçare kur pranoi këtë vlerësim me lot në sy. Pasi më tej falenderoi familjen, këngëtarja e hitit “Dirty laundry” u emocionua gjatë fjalës së saj duke thënë me humor: – “Po ndihem papritmas budallaqe.”

Carrie Underwood në tapetin e kuq
Carrie Underwood në tapetin e kuq

Underwood e ka marrë këtë çmim edhe më herët, në fillim në vitin 2006 e më pas në dy vitet pasardhëse. Këtë vit ajo ishte gjithashtu e nominuar për çmimet “Artistja e vitit”, “Albumi i vitit” dhe “Musical-i i vitit” bashkë me Keith Urban.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.