KreuStil Jetese

Gëzuar datëlindjen Monica Vitti! Foto historike të ikonës italiane

Monica Vitti (lindi në 3 nëntor të vitit 1931) është një aktore italiane që ka luajtur role të rëndësishme në filmat e drejtuar nga Michelangelo Antonioni në vitet ’60. Vitti ndryshoi më pas fokus dhe filloi të luante në komedi, duke punuar me Mario Monicelli-n në shumë filma. Ajo ka fituar pese çmime David di Donatello Awards si aktorja më e mirë, shtatë Golden Globes në Itali po ashtu si aktorja më e mirë, Golden Globe për karrierën, dhe në Festivalin e Filmit në Venecia çmimin e karrierës Golden Lion Award.

E kush mund ta harroj fjalinë e saj kur luante në “Shkretëtirën e Kuqe”…“Më dhëmbin flokët”, ishte pikërisht kjo batuta me të cilën ajo identifikohej asokohe, që në fakt ishte një varg i shkëputur nga poezia e Amelia Rosselli-t dhe që përpos të tjerave u bë një emblemë e borgjezisë moderne.

Kinema dhe recitim më vete, nis pikërisht prej këtu homazhi ynë për një aktore, unike, që sot feston 85-vjetorin e saj. E kujtojmë ikonën italiane të kinematografisë nëpërmjet transformimeve që e kanë karakterizuar gjithmonë. Urime Monica!

                                                                                                                           /Bordo/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF