Kjo është mënyra se si Zayn Malik befason Gigi Hadid

Nëse mendoni se modelet mund t’i bësh për vete me këpucë dhe çanta, gaboheni. Zayn Malik dëshmon të kundërtën. Një modeleje mund t’ja fitosh zemrën edhe duke gatuar për të. Këngëtari 23 vjeçar ka befasuar të dashurën, modelen Gigi Hadid, me aftësitë e tij në kuzhinë.

Zayn Malik
Zayn Malik

Në një intervistë, Zayn ka folur për marrëdhënien e tij me modelen duke treguar mes të tjerave që ai gatuan për të. Kur vjen puna te gatimi, ish anëtari i grupit “One Direction” ndalet te recetat klasike britanike. “Biftek dhe byrek me patate, rosto për darkë dhe buding.” – tregon Zayn.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

E vështirë të mendosh që modelja konsumon një vakt kaq të bollshëm por dihet dashuria e saj për ushqimin britanik. “Mua më pëlqen të ha në mëngjes fasule të pjekura dhe Zayn i gatuan shpesh.” – shprehet Gigi. “Ai bën një kerri fantastike, ndërsa pula me gjalp është specialiteti i tij.”

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.