KreuArt

Nicole Kidman: “Nuk mund të dëshiroja dikë më të mirë”

Përshtati: Anila Dedaj

Nicole Kidman dhe “bashkëshorti më i mirë”

Aktorja tregon edhe një herë në tapetin e kuq të CMA Awards- se lidhja me Keith Urban funksionon për mrekulli. Zgjat prej 10 vitesh dhe e bën ende të thotë: “Je partneri më i mirë që unë mund të dëshiroja”

10 vite martesë dhe të mos i ndiesh. Nicole Kidman dhe Keith Urban sfilojnë si ditën e parë, në tapetin e kuq të CMA Awards. Shkëmbejnë shikime dhe përqafime sikur të ishte dashuria e tyre e parë. Dhe nëse aktorja dhe këngëtari shikohen po kështu edhe kur janë në ambiente private, atëherë lidhja e tyre është me të vërtetë për tu pasur zili.

Për të plotësuar “kornizën”, janë dy fëmijët e tyre të mrekullueshëm (Faith dhe Sunday Rose) që i presin në shtëpi. Pavarësisht këtyre shkrepjeve, në portale është shkruar shpesh për “periudha krize, të vështira për tu kaluar”. Mirëpo ata, në çdo shfaqje të tyren publike tregojnë të kundërtën.

Ka qenë një dedikim shumë romantik edhe ai i Nicole për 49-vjetorin e tij të lindjes se tij, që u festua pak ditë më parë. “Je bashkëshorti, babai dhe miku më i mirë që unë mund të dëshiroja”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër ai, që njihet si një romantik i lindur, “Më shkruan letra dashurie”, ka rrëfyer Nicole, që kur gjendet jashtë për punë gjen gjithmonë një tufë me trëndafila që e presin në hotel.

Kështu aktorja nuk ka asnjë pendesë dhe nuk e kthen kokën mbrapa, për sa i përket martesës që pati me Tom Cruise: “Isha vetëm 23-vjeçe, isha shumë e re asokohe”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF