Si të siguroheni që të merrni ujin në shishen e duhur

Çfarë duhet të dini për rreziqet e blerjes së ujërave të ndryshme në shishe plastike? Me siguri askush nuk ua ka shpjeguar detajet që duhet të dini për shëndetin tuaj.

Fillimisht duhet që çdo shishe të shënohet se nga cili lloj i plastikës është krijuar pasiqë kjo informatë është tejet e rëndësishme sepse çdo plastikë ka rreziqet e veta për shëndetin. Lloji i plastikës është i shënuar në formë të shkronjave dhe numrave.

PET apo PETE

PET është një nga llojet më të përdorura të plastikës dhe përdoret kryesisht tek uji dhe lëngjet tjera në shishe si dhe në disa produkte tjera. Është për një përdorim dhe përdorimi i sërishëm e rrit rrezikun e rritjes së bakterieve si dhe mund të çlirojë kimikate dhe metale të rënda që prishin baraspeshën hormonale.

HDP apo HDPE

Kjo plastikë është e fortë dhe përdoret për krijimin e shisheve për qumësht, detergjent, lodra dhe ca qese plastike. Kjo plastikë nuk liron fare kimikate prandaj ekspertët rekomandojnë për ujin në shishe pasiqë është më i sigurti.

PVC apo 3V

PVC është plastikë e butë që përdoret për mbështjellës të ushqimeve, shishe të vajit për gatim, lodra për fëmijë, proteza për dhëmbë. Liron 2 kimikate toksike që ndikojnë në hormonet e trupit tuaj prandaj ekspertët rekomandojnë që të kërkoni alternativa tjera.

LDPE

Kjo plastikë nuk mund të përdoret për shishe të ujit edhepse nuk liron asnjë kimikat në ujë, sidoqoftë nuk është ide e mirë të bleni ushqime me ambalazh të tillë pasiqë mund të konsumoni kimikate të rrezikshme.

PP

Edhe një plastikë e bardhë dhe semitransparent që përdoret për ambalazhimin e sirupëve dhe jogurtëve. Plastika polipropilen është e fortë, e lehtë dhe është mjaft rezistent ndaj nxehtësisë. Është tejet e sigurtë dhe shërben si barierë e mirë ndaj lagështisë dhe kimikateve. 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.