KreuArt

Ema Watson shpërndan libra në metro me një dedikim të sajin

/Bordo/ Anila Dedaj

Emma Watson nga Hermione Granger në një zanë librash. Aktorja ka vendosur që të shpërndajë libra në metro, me një shënim të firmosur nga vetë ajo. Aktorja e re i dhuron librat dhe lë një autograf në to.

Por nuk bëhet fjalë për libra çfarëdo, janë shumë kopje të librit “Mom & Me & Mom” të Maya Angelou që shpërndan? për shkak të një nisme të quajtur “Books on the Underground”, si dhe të klubit feminist “Our Shared Shelf”. Një grup shpërndan libra në metronë e Londrës dy herë në muaj dhe inkurajon lexuesit që t’i lënë përsëri në metro pasi t’i kenë përfunduar së lexuari, duke ftuar njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë.

Ata që janë më me fat do të gjejnë në brendësi një shënim të aktores… Nëse ndodh kështu do ta kthejnë librin pas leximit?!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF