KreuArt

Golden Globes bëhet kinez!

Gjiganti kinez “Wanda”, në mes të një fushate të fuqishme blerjesh në Hollywood, njoftoi sot blerjen e kompanisë që organizon “Golden Globes”, vlerësimi prestigjoz për kinemanë dhe televizionin amerikan, duke konfirmuar një kthesë të kompanisë drejt argëtimit.

“Kompania amerikane Dick Clark Productions (DCP) ka kaluar nën kontrollin e plotë të Wanda për rreth një miliardë dollarë (900 milionë euro)”, njoftoi sipërmarrja kineze në një komunikatë.

Kjo blerje shënon një etapë të rëndësishme në zgjerimin e pranisë së Wanda në sektorin e argëtimit”, shpjegon gjiganti kinez, që ka arritur të blejë në janar studion hollivudiane “Legendary Entertainment” (që ka bërë filmat “Jurassic World”, “Batman”, “Godzilla”) për 3,5 miliardë dollarë.

Kjo blerje shënon hyrjen e “Wanda” në sektorin e prodhimeve audiovizuale. Përveç “Golden Globes”, DCP-ja është e përfshirë gjithashtu në organizimin e evenimenteve të famshme si “American Music Awards” apo “Miss America”.

“Marrja e të drejtave për produksione televizive i sjell një plotësim dhe një zhvillim të koordinuar për orientimet aktuale të Wanda drejt kinemasë, turizmit dhe industrisë sportive”, njoftoi grupi kinez duke premtuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave të DCP-së.

Nga ana tjetër “Wanda” ka premtuar se e gjithë klasa drejtuese aktuale e kompanisë do të mbetet e njëjta.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF