KreuCelebrity

Jennifer Lopez seksi mbi shtrat

Nëse një foto e postuar në Instagram përbën lajm, duhet të jetë patjetër një foto e Jennifer Lopez. Aktorja dhe këngëtarja ka postuar të enjten një fotografi ulur në gjunjë mbi shtrat me një monokini të zi duke treguar detaje që vetëm të një 47 vjeçareje nuk mund të jenë. Gjoks dhe të pasme që do t’i kishin zili edhe vajzat sa gjysma e moshës së saj. Fotoja është shoqëruar me hashtag-ët #duajevetensëpari #ndihemefuqishme #trupishëndetshëmmendjeeshëndetshme.

Duket që Jennifer punon fort për të patur këtë fizik. Nëna e dy fëmijëve ushtrohet me Tracy Anderson katër deri në pesë herë në javë duke bërë kërcime kardio dhe ushtrime për strukturën muskulare. Gjithashtu ajo mban një dietë të pastër e cila konsiston në fruta dhe perime të freskëta si dhe proteina. “Nuk e privoj veten” – tregon Jennifer. “Por kam mësuar rëndësinë e të paturit një jetë të shëndetshme.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF