Kate Middleton, si një divë e vërtetë Hollywood-i!

View Gallery
13 Photos

/Bordo/ Anila Dedaj

Kate Middleton, në tapet të kuq pa William, çfarë spektakli!

Hera e parë në tapetin e kuq pa William dhe është një sukses i vërtetë! Dukeshës së Cambridge nuk i mungon asgjë për të qenë një divë Hollywood-i. Por mendimet e saj shkojnë për George dhe Charlotte që e presin në shtëpi.

Herën e fundit ishte e shoqëruar nga William dhe Harry. Ishte viti 2015 dhe të tre sfiluan së bashku në prezantimin e kapitullit të fundit të James Bond. Kësaj here, në të kundërt, Kate Middleton e kishte tapetin e kuq të gjithë për vete, dhe gjendej aty si e ftuar nderi.

Kate kishte zgjedhur për këtë event një fustan të bardhë me një të çarë të konsiderueshme, që me bashkëpunim të erës vinte në dukje këmbët perfekte të saj. Si një divë e vërtetë Hollywood-i!

Filmi tregon historinë e një miqësie të ngushtë midis një muzikanti të pastrehë dhe një maceje, dhe është frymëzuar nga një histori e vërtetë. Ajo e James Bowen, kur ishte i varur nga droga dhe që ka jetuar për 11 vjet me macen e tij të quajtur Bob. “Jam i lumtur që pata mundësinë të njoh Kate Middleton”, u shpreh Bowen, në tapetin e kuq me Bobin  që i qëndronte mbi supe, “Nëse nuk do të ishte për programet kundër drogës që edhe ajo mbështet sot nuk do të isha këtu”.

Bashkautori i filmit i dhuroi dukeshës versionin e shkruar të filmit. Një homazh për George, 3-vjeç, dhe Charlotte 1 vjeç, tha ai. “Janë ende të vegjël, por ne u lexojmë shumë atyre”, komentoi Kate.

Një muaj më parë ajo, William dhe fëmijët ishin në një udhëtim në Kanada. “Një emocion i bukur”, ka komentuar princi më vonë. Ndërsa në tapetin e kuq, ka sfiluar vetëm Kate.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.