KreuCelebrity

Kim Kardashian pushon nga puna truprojën e saj

Më shumë se një muaj pasi u grabit në Paris, Kim Kardashian ka pushuar nga detyra truprojën që ishte i ngarkuar të kujdesej për të. Pascal Duvier, i cili ka punuar për Kim që në vitin  2013, bashkë me dy truproja të tjerë nuk do të jenë më në mbrojtje të 36 vjeçares dhe bashkëshortit të saj Kanye West. “Është një situatë e vështirë dhe ata e duan Pascal-in, por tanimë vendimi është marrë.” – tregojnë burime pranë çiftit.

Duvier ishte me motrën e madhe të Kim, Kourtney Kardashian, gjatë natës së sulmit dhe është përballur me një lumë kritikash nga media. Ndërkohë, thuhet se Kim dhe Kanye kanë punësuar një ekip agjentësh të ish-shërbimit sekret, pas incidentit që ndodhi në Paris.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF