Lady Diana, 9 gjëra që nuk i dini për “princeshën e trishtuar”

View Gallery
12 Photos

/Bordo/ Anila Dedaj

Nëse Lady Diana nuk do të ishte ndarë nga jeta në atë aksident tragjik në 31 gusht të vitit 1997, ajo do të ishte 55 vjeçe. Të gjithë e njohim historinë e princeshës së trishtuar. Në vitin 1981 ajo martohet me Charles-in e Anglisë. Nga lidhja e tyre lindin dy fëmijë William dhe Harry ( i cili kohët e fundit ka deklaruar se do të bëjë krenare mamanë e tij). Martesa nuk ishte e lumtur. Ashtu siç deklaroi Lady D gjatë një interviste për BBC në nëntorin e vitit 1995 lidhja e tyre përfshinte në fakt tre persona. Dhe figura e tretë e padëshiruar ishte natyrisht Camilla, gruaja aktuale e Charles-it. Në atë kohë Diana nuk i fshehu detajet e jetës së saj private, shqetësimet psiko-fizike dhe tradhtitë. Ajo u divorcua nga princi zyrtarisht në vitin 1996, ndërsa një vit më vonë u nda nga jeta në mënyrë tragjike

Edhe pse të gjithë e njohin dhe e kanë përzemër Lady D-n, ka në fakt 9 kuriozitete rreth jetës së saj që pak i njohin:

  1. Kur ishte e re Diana ka punuar si babysitter dhe pastruese.
  2. Motra e saj, Lady Sarah, ka qenë e dashura e Charles-it para saj.
  3. Ka studiuar kërcim klasik dhe dëshironte të bëhej balerinë, por për shkak të gjatësisë së saj nuk mundi ta realizojë këtë ëndërr.
  4. Gjyshja e saj, Ruth Fermoy, ka qenë dama shoqëruese e Mbretëreshës Elisabetta.
  5. Charles-i ishte 12 vjet më i madh se ajo. U martuan një vit pas fejesës, për shkak të presionit të sovranes që donte ta shikonte djalin të rregulluar. Gjatë martesës Diana nuk i shqiptoi Charles-it premtimin e bindjes. Ka vepruar po njësoj edhe Kate gjatë martesës me William.
  6. Ajo e pëlqente shumë pudding-un.
  7. Adhuronte të kuqen prandaj edhe shpesh vishej me këtë ngjyrë.
  8. Ajo ka një vajzë të adoptuar që sot duhet të jetë 20-vjeçe.
  9. Varri i princeshës gjendet në një nga pronat e familjes Spencer, në Northamptonshire.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.